Anglia mundet 1-0 në fushën e Hungarisë në takimin e parë të Grupit 3 të Ligës A.
Kjo ka qenë fitorja e parë për hungarezët kundër anglezëve që nga 31 maji i 1962-shit, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjesh dhe 21,919 ditësh pa fitore kundër Anglisë.
Sfida e luajtur në Puskas Arena është vendosur nga një penallti e Dominik Szoboszlai në minutën e 64-të të ndeshjes.
Një rezultat i papritur edhe pse kjo supozohej të ishte ndeshja më e lehtë në grup për skuadrën e Southgate, duke paerë se dy rivalet e tjera janë Gjermania dhe Itali, që do të përballen mbrëmjen e sotme.
Kështu, Hungaria ka marrë përkohësisht kreun e Grupi 3 të Ligës A, ndërsa Anglia ka rënë në vendin e fundit dhe ndeshjen e ardhshme do ta luajë pas tri ditësh kundër Gjermanisë në transfertë.