Finalaja e Conference League, reagon Rama: Krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme, në finalen e Conference League, triumfoi Roma përballë Feyenoord, duke shkruar kështu historinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Fare mirë mund të konsiderohet një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA. Në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, kryeministri Rama ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me krenarinë dhe përshtypjet që Shqipëria la në sytë e të gjithë Europës.

“Mirëmëngjes! Dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu