Filloi lufta? Urdhërohet mbyllja e konsullatës së Pekinit në Houston

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston, një lëvizje kjo e përshkruar nga Pekini si “provokim politik” dhe nga Washingtoni si “ përpjekje për të mbrojtur pronën intelekuale amerikane”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Wenbin tha se një lëvizje e tillë është “ fyese dhe e pajustifikuar”, ndërsa paralajmëroi hakmarrje. Vendimi erdhi pas raporteve se mbrëmjen e një dite më parë, në oborrin e konsullatës janë parë persona duke djegur dokumente.
Por, zyrtari kinez pretendon se konsullata po funksiononte normalisht. Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.
Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta. Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu