Një kamionçinë ka marrë flakë sot në autostradën Fier-Vlorë.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bër një defekt në automjet.
Fatmirësisht, shoferi me iniciale J.K, nuk është lënduar.
Njoftimi i policisë:
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamionçinë, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.