Fier/ Mashtruan një shtetas duke i premtuar punësim në Gjermani, pranga 31-vjeçares dhe bashkëpunëtores

0
Gjigandi

Mashtruan përmes celularit, një shtetas, për një leje punësimi në Gjermani, teksa ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim, vihet në pranga 31-vjeçarja dhe bashkëpunëtores së saj.

Gjatë operacionit “Metoda” në Fer, u ndaluan shtetaset Veriana Gega (Ziu) dhe Besime Agush (Dida).

Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar. Në kuadër të operacionit “Metoda”, 2 shtetaset u vunë në pranga, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe duke përdorur dokumente false, kanë përfituar shumën 800 euro, nga një shtetas nga Fieri, me pretendimin se do t’i nxirrnin atij, një leje punësimi në Gjermani.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në bazë edhe të denoncimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm, siguruan prova se një shtetase vijonte të mashtronte përmes pajisjeve elektronike, shtetas të ndryshëm, me qëllim përfitimin, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për këtë krim.

RonaTyra

Bazuar në këto prova, Policia e Fierit organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Metoda”, në kuadër të të cilit u ndaluan për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, 2 shtetase banuese në Tiranë, konkretisht:

– V. G.(Z)., 31 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”;
– B. A.(D)., 25 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar. Në kuadër të operacionit “Metoda”, 2 shtetaset u vunë në pranga, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe duke përdorur dokumente false, kanë përfituar shumën 800 euro, nga një shtetas nga Fieri, me pretendimin se do t’i nxirrnin atij, një leje punësimi në Gjermani.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të tjera të mashtrimit të kryera nga këto shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu