Fier/ Djali masakroi me thikë nënë e tij, flasin fqinjë: Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, dëgjuam…

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Burime për median bëjnë me dije se 50-vjeçarja, Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur.

Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe fqinjët të cilët kanë pohuar se djali i saj, Klaudio ishte emigrant në Gjermani.

“Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë. Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjalë, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë ata.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu