Fero bën tatuazh pseudonimin e personit që u vra të shtunën në Ferizaj

0
Fero bën tatuazh pseudonimin e personit që u vra të shtunën në Ferizaj
Gjigandi

Të shtunën (28 maj) një ngjarje e rëndë ndodhi në Ferizaj, ku një person la të vdekur një 30-vjeçar me inicialet G.H pasi shtiu me armë zjarri.

Pak ditë pas rastit tragjik, reperi Fero, ka përjetësuar në trup pseudonimin e të ndjerit, i cili njëherësh ishte edhe mik i artistit gjilanas.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, saktësisht InstaStory.

Fero (Foto: Instagram)

RonaTyra

I njëjti ka publikuar fotografinë në orët e hershme të mëngjesit duke treguar se në pjesën e gjoksit ka shkruar: “King Strella” (Mbret Strella).

I ndjeri siç u raportua dyshohet se u vra nga Qëndrim Januzaj, vëllai i Betim Januzajt (Buta).

Foto: Screenshot/Instagram

Në bazë të asaj që është thënë deri më tani, kjo kishte nisur nga disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete, përfshirë edhe reperin ferizajas.

Buta në anën tjetër nuk u largua nga Kosova dhe nuk është ftuar akoma për intervistim nga policia, gjë që u konfirmua për abc24.aln nga avokati i familjes së tyre, Fitim Shabani.

/abc24.al/

Buta dhe vëllai i tij, Qëndrim Januzaj (Foto: Screenshot/Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu