Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e ndalon përdorimin e flamujve të Rusisë dhe të Bjellorusisë

0
Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e ndalon përdorimin e flamujve të Rusisë dhe të Bjellorusisë
Gjigandi

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) i ka ndaluar flamujt dhe simbolet shtetërore të Rusisë dhe Bjellorusisë të përoren në të gjitha garat që i organizon ajo, si përgjigje të vendeve që e sulmuan ushtarakisht Ukrainën.

Komiteti Ekzekutiv i kësaj Organizate është takuar se ka vendosur që të mos shfaqën flamujt rusë dhe bjellorusë, por as simbolet e tyre, deri në një njoftim të ri.

Kampionati Botëror dhe Kupa Sfiduese e Botës, të planifikuara të mbahen në këto dy vende, janë anuluar, derisa Rusisë dhe Bjellorusisë nuk do t’i jepet asnjë organizim deri në një njoftim tjetër.

Botërori i Gjimnastikës ishte planifikuar të mbahej në Oktyabrskiy të Bjellorusisë në muajin maj, kurse Kupa Sfiduese e Botës në Moskë në muajin gusht.

FIG po ashtu ka thënë se do t’i fshijë këto dy gara për sivjet.

RonaTyra

“Si trup qeverisës sportiv, punë e jonë e para është që t’i mbrojmë të gjithë sportistët tanë, përfshirë këtu mbrojtjen e tyre edhe nga presioni politik”,

ka thënë presidenti i FIG, Morinari Watanabe.

“Mendja e jonë shkon tek anëtarët e komunitetit të gjimnastikës në Ukrainë. Sporti është shoqëror dhe solidar. Ne duhet ta shfaqim solidaritetin me anëtarët e familjes sonë, të cilët janë dëshpëruar dhe që t’ua japim dorën e ndihmës për ta siguruar të ardhmen e tyre,

shtoi ai.

Banka ruse, VTB ishte sponsor i FIG që nga viti 2009.

Por, në uebfaqen aktuale të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikes nuk figuron më ky sponsor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu