Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) ka fituar urrejtjen e gjithë botës me një deklaratë të vetme.
E gjithë bota e sportit ka reaguar ndaj Rusisë për pushtimin që po i bën Ukrainës.
Megjithatë, FIVB nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar organizimin e Kampionatit Botëror të volejbollit të këtij viti, ngjarja do të mbahet në Rusi.
Për më tepër, mburret me përgatitjet për Botërorin e volejbollit.
“FIVB po punon ngushtë me federatën ruse të volejbollit dhe komitetin organizativ të Volejbollit 2022 në përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme të volejbollit dhe volejbollit të plazhit që do të zhvillohen në këtë vend. Gjithçka po shkon sipas planit”
, shkruante deklarata e FIVB për agjencinë Reuters.
“Megjithëse FIVB beson se sporti duhet të mbetet i ndarë nga politika, ne po monitorojmë nga afër situatën për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve në ngjarjet tona. Ky është prioriteti ynë”
, përfundon deklarata.