Fanella e ‘Dorës së Zotit’ ndryshon pronar, ‘Maradona’ u shit në ankand për 8.8 milionë euro

0
Fanella e ‘Dorës së Zotit’ ndryshon pronar, ‘Maradona’ u shit në ankand për 8.8 milionë euro
Gjigandi

Fanella e famshme numër 10 e kombëtares së Argjentinës, e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986, ajo e golit të mbetur në histori si “dora e Zotit”, është blerë për 9.3 milionë dollarë, ose mbi 8.8 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, përgjegjëse për shitjen e këtij suveniri të çmuar. Kjo shifër është një rekord, kur bëhet fjalë për shpenzimet për blerjen e një relikeje sportive.

Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2019, kur një fanellë e New York Yankees, e veshur nga fenomeni i bejsbollit Babe Ruth, u shit për 5.6 milionë dollarë (rreth 5.3 milionë euro).

HISTORIA E ANKANDIT

Fanella që Diego Armando Maradona veshi kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, mbajtur në Meksikë, duke shënuar një gol me dorë dhe një tjetër pasi kishte dribluar të gjithë mbrojtjen kundërshtare, doli në ankand në internet (20 prill-4 maj).

RonaTyra

Këtë e kishte bërë të ditur kompania “Sotheby’s”, duke vendosur një çmim fillestar prej 4 milionë paund (mbi 5 milionë euro), por duke treguar edhe mundësinë që për një trashëgimi të tillë shuma të shkonte deri në 6 milionë paund, diku rreth 7 milionë euro. Në fakt u shit për më shumë se kaq.

Për më shumë se 35 vite, kjo fanellë blu e Argjentinës, me numrin 10, ishte në pronësi të ish-mesfushorit anglez, Steve Hodge, i cili e mori nga “Pibe de Oro” në fund të asaj ndeshjeje, që hyri në histori për “Mano de Dios” dhe njihet si goli i shekullit.

Finalja e atij Botërori, e fituar nga argjentinasit 2-1, u luajt në stadiumin “Azteca” më 22 qershor 1986. “Unë kam qenë pronari krenar i këtij produkti për më shumë se 35 vite. Ka qenë një privilegj të luajturit kundër një prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më madhështor të të gjitha kohërave”, – ka thënë Hodge.

Fanella iu dhurua Muzeut Kombëtar të Futbollit të Manchesterit për t’u ekspozuar. “Sotheby’s” e ekspozoi reliken e çmuar në zyrën e vet në Londër (New Bond Street) gjatë periudhës së shitjes në internet.

“Mund të ketë shumë kërkesë në treg për këtë objekt, – parashikon menaxheri i “Sotheby’s”, Brahm Wachter. – Mund të shkojë në një muze, ta blejë një klub, një koleksionist ose, ndoshta, dikush që dëshiron më të mirën nga më të mirët.

“Dora e Zotit” është me të vërtetë një moment i veçantë jo vetëm në historinë e sportit, por në historinë e shekullit të njëzetë, një moment që shkon përtej botës së futbollit. Ky moment unik ka frymëzuar libra, filma dhe dokumentarë. Maradona tani mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë futboll dhe kjo ndeshje e veçantë është një pjesë kyçe e trashëgimisë së tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu