FAKSIMILE: Djali drejtor i jep babait 1.2 milion euro! Denoncohet një nga rastet flagrante të shpërdorimit të parave publike

0
Gjigandi

 

Alb Garden shpk ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, pemëtarinë dhe gjelbërimin. Është në pronësi të Pjetër Trashaj. Kompania ka konkurruar në dhjetëra tendera, duke fituar shumicën e tyre në këtë fushë veprimtarie.

Është shumë normale që një kompani të konkurrojë në tendera dhe të fitojë, por është vepër penale kur tenderin, kompanisë së babait ia jep i biri.

Në vitin 2014, plot 75% të fondit vjetor të Ministrisë së Mjedisit për pyllëzim e ka marrë nëpërmjet tenderave kompania AlbGarden e Pjetër Trashajt. Djali i tij Endër Trashaj ishte organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në ministrinë e Mjedisit.

Por nuk ngelet me kaq. Në vitin 2016 Pjetër Trashaj fiton tenderin për ripyllëzimin e Lurës. U mbollën disa fidanë të sjellë nga Holanda, ku shumica e tyre nuk morën jetë për shkak se ishin të papërshtatshme për klimën. Edhe kjo një tjetër aferë ku kompania AlbGarden nuk është hetuar. Gjendja sot në Lurë, duket qartë nga fotot.

RonaTyra
Projekti i Lurës

Një “dorë lekësh” edhe nga Emirjana Sako

Endër Trashaj është një funksionar i lartë i ish-LSI aktualisht Partia e Lirisë. Kjo nuk e ka ndaluar Emirjana Sakon e Durrësit t’ja mbushë xhepat me lekë, “rivalit politik”. Në vitin 2021 Alb Garden fiton një tender 200 milionë lekë për mbjelljen e pemëve dhe shkurreve dekorative në Durrës.

Edhe pse logjika e tenderit është që të fitojë ai që merr më pak para dhe bën më shumë punë, në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Dokumentet më poshtë tregojnë që janë skualifikuar kompanitë që kanë ofruar më pak dhe ka fituar AlbGarden i Pjetër Trashajt që kishte ofertën më të lartë.

Fitohet me ofertat më të larta

Pjetër Trashaj i dënuar për falsifikim

Redaksia e priza.al ka publikuar një dokument gjyqësor sipas të cilit Pjetër Trashaj në bashkpunim me Sidora Banin, Ferdinand Banin dhe Dhimitraq Qorrin janë hetuar dhe dërguar për gjykim nga Prokuria e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Të pandehurit fitojnë tendera

Manipulimi i tenderave në Tiranë dhe Jonaid Myzyri

Kur ndodh që autoriteti kontraktor nuk përzgjedh fitues kompaninë AlbGarden, me hir ose me pahir, në fund do jetë po ai që do ta fitojë garën. Dhe ketë e bën nëpërmjet Jonaid Myzyrit kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik i cili shtyn procedura dhe shton ose heq kritere dhe kompani, në bazë të direktivave që merr nga Endër Trashaj, por për këtë histori do flasim një ditë tjetër.

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik

Kompania AlbGarden thyen disa rekorde:

Ka fituar 24 nga 25 tendera që ka hyrë në konkurrim.

Djali drejtor i ka dhënë babait biznesmen 1.2 milionë euro nga taksa tona.

Djali ish drejtor, i përfolur edhe si sekser i grupeve kriminale ku i premtonte lirinë kundrejt pagesës, arrin që nëpërmjet Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik të shantazhojë dhe marrë tendera gati me dhunë nga qeveria vendore e Tiranës.

Për më shumë detaje rreth kompanisë AlbGarden dhe skemës së ngritur nga Pjetër dhe Endër Trashaj, do vijojmë ditë pas dite publikime të detajuara të çdo centi të futur në xhep në kundërshtim me ligjin, shkruan faqja priza.al.

—–

Ky material është marrë nga faqja Priza.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu