Bashkëpunim në trafik droge, zbardhet dëshmia e ish-shefit të Policisë në Kurbin: Kam bërë gabim, por nuk e shmangia dot…

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-shefin e Policisë së Kurbinit, Dritan Metaj.

Metaj u arrestua ditën e djeshme (9 Tetor). Ai akuzohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Metaj ka pranuar para Gjykatës njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën. Ai ka thënë se e njihte më herët Çelën, e për kërë arsye ka kryer takimet me ‘të.

“Kam bërë gabim, por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.

Metaj rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

RonaTyra

Kujtojmë se më 15 Gusht, anëtarë të këtij grupi transportuan kanabis në det, për ta shkëmbyer atë më kokainë me grupet kriminale drejt Italisë.

12 milje nga bregdeti, anëtarët e nisur nga Lugina e Patokut, u takuan me dy shtetas ukrainas të cilët ishin në drejtimin e një veliere.

Gjatë kësaj kohe, ndërhyri Policia dhe Guarda di Finanza duke bërë që ata t’i vënë flakën velierës dhe dy anëtarë të largohen me mjet tjetër lundrues.

Hetuesit dyshohet se në këtë episode, ata do të shkëmbenin sasi kanabisi me kokainë, teksa pranë mjetit lundrues që iu vu flaka në det i gjetën rreth 23 kg kanabis

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu