Evi Kokalari ngre dyshimin e fortë: A ka mashtruar Belind Këlliçi për shkollimin në USA?

0
Gjigandi

Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta në lidhje me shkollimin e kandidatit të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi duke e akuzuar se nuk ka një diplomë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kokalari shkruan që ky person duke iu referuar kështu Këlliçit, s’mund të jetë njeriu i vitit në politikë, e aq më pak që të mund të drejtojë qytetin. Më tej ajo shprehet se Këlliçi ka nisur gjimnazin “Harry Fultz” në Shqipëri por, nuk e ka përfunduar. Më pas ka aplikuar për studime në SHBA, duke mashtruar në formularin e aplikimit.

Kujtojmë se Belind Këlliçi është kandidatura e përbashkët e Berishës dhe Metës, përsa kohë që PD zyrtare ka deklaruar se do dalë me kandidat të sajin jo vetëm në Tiranë por, në çdo Bashki të vendit.

“Si mund të jesh ‘njeriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?

… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA.

RonaTyra

Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi. Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ bursë, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai?

Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet.

P.s. Harry Fultz duhet t’i jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz”, shkruan Kokalari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu