Emri/ Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Burimë për median bëjnë me dije se 31-vjeçari Klaudjo Malaj, shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Në momentin e arrestimit Malajt i janë gjetur 35 doza kokaine gati për shitje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër kokainë, 3 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 31-vjeçari.
Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 35 doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu