Emri/ Mashtronte qytetarët me kontrata pune për në BE, arrestohet administratorja e agjencisë turistike

0
Gjigandi

Shqiponja Krosi ka rënë në prangat e policisë së Vorës ditën e sotme, pasi ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Krosi gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike ka përvetësuar shuma të konsiderueshme të parave, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm të cilëve u premtonte se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu