Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit këtë të premte duket se do të bëjnë lëvizjen e të dënuarit Emiljano Shullazi.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se lëvizja e Shullazit nga burgu 313 drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.
Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.