E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri një javë para luftës, i riu shqiptar: I kam kërkuar familje…

0
E dashura ukrainase erdhi në Shqipëri një javë para luftës, i riu shqiptar: I kam kërkuar familje…
Gjigandi

Olena Salashnaya u largua nga Ukraina vetëm një javë para se të niste lufta. Ajo erdhi në Shqipëri pranë të dashurit të saj, Klaudio Dana me të cilin është njohur në Vlorë. Kanë mbajtur një lidhje në distancë për shumë kohë por tani çifti po qëndrojnë aktualisht në Tiranë.

Dyshja ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfyen historinë se si janë njohur. Olena tregoi se mendjen e ka te familja e saj që ka mbetur në Ukrainë. Prindërit e saj nuk mund të largohen pasi kanë dhe një fëmijë të vogël në shtëpi.

“Kur erdha në Shqipëri u ndjeva mirë në fillim, nuk e dinim nëse do të sulmonin. Kur lexova mesazhet nga im vëlla, kuptova se lufta kishte nisur. Kishte helikopterë kudo, ishte ushtria ruse dhe isha e frikësuar. Po dridhesha, ishte e tmerrshme, isha shumë e stresuar kur familja ishte në Kharkiv.”

, tregoi Olena.

Ajo tregoi se ndihet keq që familja e saj ka mbetur në Ukrainë ndërsa shtoi se e ka marrë më shumë malli për vëllain e saj të vogël që akoma nuk ka bërë dy vjeç.

RonaTyra

Ndërsa partneri i saj, Klaudio tha se i ka ofruar familjes së saj që të vijnë në Shqipëri. “Ua kemi sugjeruar dhe familjes së saj që të vinin por ata nuk besonin.

Thoshin se nuk do të ketë luftë, që janë të sigurt. Por tani nuk largohen dot.”, tha ai. “Ndonjëherë ndihem pse duhet të jem këtu. Jam vetë këtu dhe ata janë atje. Por këtu mund të bëj diçka është që të organizoj ndihma humanitare për Ukrainën dhe shpresojmë që ende mund të mbledhin disa ndihma. Kemi mbledhur rroba dhe mund t’i çojmë në ambasadën ukrainase.”, tregoi Olena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu