Emigranti rikthehet bujk/ Pas 21 vitesh në Spanjë, ndërton sera në Tragjas të Vlorës

0
Gjigandi

Herbert Alemi, është rikthyer në Shqipëri pas 21 vitesh emigrimi në Spanjë, ku punonte pranë një kompanie që tregtonte ushqime. Nisur nga kjo eksperiencë ai vendosi të ngrejë 10 hektar sera në Tragjas të Vlorës.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Është viti i parë me domate kemi mbjellë 6000 metra dhe kemi edhe trangullin në serën tjetër që është 4000 metra. Është një provë e mirë për të kuptuar se si mund të avancohemi sepse ekzistojnë teknika shumë të mirë për të nxjerr një prodhim cilësor pa mbetje toksike”, ka thënë Herbert Alemi, fermer.
Një metodë e re pjalmimi është ajo e bletës plamuese, e cila garanton cilësi të prodhimit në këtë rast të domates gjithashtu garanton siguri ushqimore. 18 mijë rrënjë domatesh këtu janë pjalmuar me bletën
Vëmendja më e madhe e fermerit të ri është përqendruar tek cilësia e prodhimit bujqësor dhe jo tek sasia. Për këtë arsye ai vendosi që pjalmimin e domates mos ta stimulojë me hormone.
Pse pjalmimi me bletë është më mirë se sa metodat e tjera?
“Eh, me mirë. Përsa i përket tregut ndoshta nuk është më i lirë pasi tregu kërkon sasi, ndërsa bleta bën një përzgjedhje individuale. Mund të shihni në serën tonë që ne kemi domate të pjekura në katin e 4 dhe të tretë, teorikisht po ta kishim bërë me nxitës kimik do ta kishim të gjithë katin e skuqur”, shprehet fermeri.
Një ide e tillë që garanton prodhim bujqësorë të sigurt u mbështet edhe nga Agjencia për Zhvillimin Rural Bujqësore duke dhënë një fond sa gjysma e investimit në total.
Rudina Muca

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu