Elvi Fundo dhe CNA: Gerd Hoxha i hoqi akuzën Ervis Martinajt për vrasjen në Linzë

0
Gjigandi

Gjykata vlerësoi se vrasja e Nikës është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim prej tyre. Prokuroria kërkoi dënime me nga 25, 28 dhe 35 vjet heqje lirie, 116 vjet në total për këta të pandehur, por gjykata i hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë. Në vendimin e shpallur më 4 maj, gjykata arsyeton se në ngjarje është konsumuar vepra penale e ?vrasjes me dashje? vetëm nga ana e të pandehurit Emiljano Tasho, raporton Panorama
Vrasja e shtetasit Enton Nika është kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit të këtij të pandehuri, gjatë kohës kur ai së bashku me të pandehurit e tjerë po godisnin me grushte, shkelma e sende të forta të ndjerin Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxheri?, arsyetohej në vendim.
Konflikti
Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit ?M?? në Linzë. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis. ?Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë ?o çuni, hajde një sekondë?. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë: ?A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj?.
Entoni i ka thënë ?qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus??, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur.
Ndryshimi i akuzës
Në vendimin e shpallur nga një treshe e kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha dhe anëtarë Besnik Hoxha dhe Lazër Sallaku, 40 faqe në total, arsyetohej se në veprimet e kryera nga të pandehurit në vendin e ngjarjes mungonin tërësisht elementet e paramendimit dhe të bashkëpunimit. Sipas gjykatës, nuk rezultoi e provuar që të pandehurit të kishin një shkak apo motiv.
Gjykata, shkruan Panorama, shprehej se rezultonte e paprovuar që të pandehurit të kishin vënë në jetë një plan kriminal ku kishin përcaktuar me imtësi kohën, vendin, mënyrën, si dhe gjetjen e mjeteve për realizimin e vrasjes së shtetasit Enton Nika. ?Përkundrazi, ka dyshime të forta se ngjarja ishte e çastit pasi, shtetasi Enton Nika kishte sharë nëpër dhëmbë katër të pandehurit që sapo largoheshin me makinë?, arsyetonte gjykata.

Marrw nga www.cna.al Linku i shkrimit: https://www.cna.al/2016/05/21/vrasja-ne-linze-zbardhet-vendimi-i-cuditshem-i-gjykates

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu