Rama takon veçmas Mitsotakis gjatë Samitit të Procesit të Berlinit

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama është fotografuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa bisedonin të veçuar në ambientet e brendshme të Piramidës, ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Ky është takimi i parë i tyre që prej situatës të tensionuar mes Athinës dhe Tiranës për shkak të Fredi Belerit. Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Mitsotakis, nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit. Kreu i qeverisë greke deklaroi para mediave se do të diskutojë me Ramën për Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohet ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëjë shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu