Elsa Lila në Podcastin me Ramën: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma, mendoj edhe rikthimin këtu; Kryeministri: Tirana është bërë ndërkombëtare

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Mes të tjerave, Elsa Lila komentoi dhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma. “Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është.

Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, deklaroi Elsa Lila.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik. “Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka patur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë vetëm e atyre që nuk ka patur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre. Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu