Xhaketa ikonike e Michael Jackson shitet në ankand për 286,000 euro

0
This picture shows a jacket (R) that Michael Jackson wore during filming of a 1984 Pepsi commercial in which he suffered serious burns in an accident, and other stage costumes at the Julien's Auctions official exhibition in Tokyo on August 24, 2010. The exhibition will be held until September 6, 2010 before being auctioned in Macau in October. AFP PHOTO/Kazuhiro NOGI (Photo by KAZUHIRO NOGI / AFP)
Gjigandi

Xhaketa ikonë prej lëkure bardhë e zi, e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 në një reklamë të Pepsit, u shit në ankand për 250,000 £ (rreth 286,000 €).

Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikeve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes.

Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e veshur nga Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.

Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit. Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve, Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjete piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.

Xhaketa lëkure La Rocka e George Michael e veshur në videon e xhiruar me këngëtaren amerikane Aretha Franklin për këngën “I Knew You Were Waiting (For Me)” u shit për 93,750 £ (rreth 107,000 €), që ishte dukshëm më shumë se sa pritej (midis 30,000 dhe 60,000 £).

RonaTyra

Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I’m No Good” u shit për 18,750 £ (21,500 €), pak më shumë se fundi i vlerësimit.

Mark Hochman, drejtor i muzikës dhe posterave në Propstore, tha përpara ankandit se shumë prej artikujve u ofruan për shitje publike për herë të parë.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu