Elbasan/ I kërkonin me forcë 3 mijë euro një personi, arrestohen tre persona

0
Gjigandi

Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi kërcënonin për t’i marrë 3 mijë euro lekë një personi.

Shtetasit me iniciale H. P., 60 vjeç, Xh. Gj., 28 vjeçe dhe S. A., 42 vjeç akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, si rezultat i hetimeve intensive proaktive, operacioni policor i koduar “Taksisti”.

RonaTyra

Shtrënguan me anë të kanosjes në rrjete sociale, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Vihet në pranga, në tentativë për të marrë shumën e parave, edhe një shtetas tjetër që ishte porositur nga 2 të arrestuarit për të kryer këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Sektorit të Shërbimeve të Specializuara, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas ishte shtrënguar dhe kanosur për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pas hetimeve proaktive, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, në kuadër të operacioni policor të koduar “Taksisti”, në momentin kur shtetasi po u jepte shumën e parave të kërkuar, shtetasve të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. P., 60 vjeç, Xh. Gj., 28 vjeçe dhe S. A., 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu