Ernejt Shyti, autor i vrasjes së Behar Sofisë më 21 shkurt 2021 në Tiranë, i cili prej kohësh ka pranuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë ka dhënë një dëshmi tronditëse në gjyqin e themelit që vijon në Gjykatën e Posaçme.
Shyti ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani. Sipas tij, ai do të vriste një 34-vjeçar që shtëpinë e kishte në cep të rrugës, emrin e të cilit nuk e bënë publik dhe për këtë do të paguhej për një shumë prej 500 mijë euro. Shyti në seancë nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani. Më tej, ai ka treguar me detaje vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri tek finalizimi.
Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.
66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.