Ekzekutimi i terroristit të Al Kaedës, reagon Biden: Drejtësia u vendos!

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekzekutuar në një sulm me dron në Afganistan udhëheqësin e al-Kaedës dhe njëherazi një nga terroristët më të kërkuar të FBI-së, Ayman al-Zawahiri.

Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, presidenti amerikan Joe Biden ka marrë përsipër autorizimin e sulmit, si person të përfshirë në sulmet e 11 shtatorit.

“Unë autorizova një goditje precize që do ta largonte atë nga fusha e betejës, një herë e përgjithmonë. Tani drejtësia është vendosur dhe ky udhëheqës terrorist nuk është më”, tha Biden.

Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Biden bën me dije se Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

RonaTyra

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zawahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu