Eksperti i IT-së: Hakerat iranianë do të nxjerrin të dhëna të tjera edhe më të rënda

0
Gjigandi

Hakerat e “Homeland Justice” publikuan dje një përgjim nga një prej ambasadave të huaja në Tiranë, duke paralajmëruar për një tjetër publikim “bombë”. Duke folur mbi këtë çështje eksperti i IT, Besmir Semanaj tha se fatkeqësisht beson se hakerat mund të nxjerrin të dhëna të tjera edhe më të rënda.

Semanaj vuri në dukje se është e papranueshme që asnjë titullar institucioni të mos mbajë qoftë edhe përgjegjësi morale dhe në këto kushte të ketë shtim pagash për punonjësit. Eksperti i IT thekson se kjo e çon besimin e qytetarëve në zero, por edhe të partnerëve.

“Faza e fundit e sulmit ishte shpërndarja e informacionit për të nxitur konflikt publik, pasiguri dhe mosbesim ndaj institucioneve shtetërore. Dhe po ia arrijnë sepse institucionet shqiptare po luajnë rolin e strucit. Çdo postim i tyre në Telegram shkarkohet 4-5 mijë herë. Fatmirësisht kuptojmë realitetin se çfarë po ndodh me institucionet. Deri tani nuk kemi një pranim dështimi, nuk është turp të pranosh dështimin dhe më pas të rekuperojmë. Kërcënimet që vijnë nga hakerat sa vijnë edhe shtohen. Ky grup hakerash terroristë kanë një konsulencë nga një grup që e njohin mentalitetin shqiptar. Në momentin që biem në gjumin letargjik si popull, hakerat na thonë jemi këtu. Videot e fundit ishin shqetësuese sepse ishin kamera trupore, ishin të SHIK apo policisë s’mund ta themi me siguri. S’kemi një konfirmim ose një mohim nga institucionet shtetërore. Nuk kemi një konfirmim deri ku kanë shkuar keqbërësit në aktet terroriste. Patjetër që e dinë nga cilat sisteme kanë dalë të dhënat. Mund të jetë edhe një strategji për të mos i dhënë vëmendje. Por në epokën që jetojmë është e pamundur të fshihesh sepse shqiptarët do bien në kontakt me këto të dhëna.Ajo që më bën përshtypje që nuk kemi edhe një përgjegjësi morale.

Jam dakord të ketë shtim pagash, por s’mund të ketë shtim pagash pa përgjegjësi personale. Të vetmit që s’kanë kuptuar dështimin janë institucionet në vetvete që s’po marrin asnjë masë, kjo humb besueshmërinë te qytetarët dhe te partnerët. Si mundet t’i besojnë edhe njëherë. Duhen marrje masash. Pikësëpari duhet të kemi persona para përgjegjësisë. Duhet të kemi përgjegjësi minimalisht morale. Nuk mundet këto institucione të drejtohen nga të njëjtat persona. Kemi një dështim konstant për dy vite me radhë. Të kesh dështim dy vite me radhë, të njëpasnjëshme dhe të mos kemi qoftë një person para përgjegjësisë, por thjesht kërkesë për rritje rrogash, kjo e çon besimin e qytetarëve në zero, por edhe të partnerëve. Partnerët nuk po shprehen. Pse nuk kemi një raport të dytë nga qeveria, nuk na shpjegon nga dolën listat e SHIK, hyrje daljet e kryeministrit, hyrje daljet në Rinas dhe dogana. Kemi një terr informativ që i shërben politikës që po ndjekin hakerat. Përhapje paniku në populli. Qeveria duke e injoruar si informacion do mendojë që populli do jetë më i qetë. Hakerat e kanë rritur frekuencën, po postojnë dy herë në javë. Nuk mund të investohet në digjitalizim pa security, janë dy gjëra që duhet të shkojnë bashkërisht, por nuk kanë shkuar bashkërisht”, u shpreh eksperti.

Semanaj tha se është kundër shitjes nga ana e qeverisë shqiptare të marrëdhënies me Microsoft si diçka ekskluzive e shtetit shqiptar.

RonaTyra

“Microsoft nuk është shtet, është një kompani private, si ajo kemi edhe Google dhe Amazon. Nuk arrij ta kuptoj marrëdhënien strategjike me një kompani private, për çdo shërbim paguhen para. Për të gjitha këto kontrata, shërbime, licenca, shteti shqiptar me lekët e taksapaguesve paguan Microsoft. Marrëveshja me kompaninë amerikanë nuk po përmendet më. U trumbetua shumë, u firmos nga kryeministri. Nuk jam kundër Microsoft, është një nga kompanitë më të mira. Jam kundër shitjes së marrëdhënies me Microsoft si diçka ekskluzive e shtetit shqiptar. Nuk ka një marrëveshje me Izraelin, me FBI-në. Nga informacionet që kam sipas legjislacionit të dhënat duhen mbajtur brenda Shqipërisë. Nuk lejohen që informacionet të dalin jashtë Republikës edhe pse bëhet fjalë për vende aleate”, thekson eksperti Semanaj./mcn

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu