Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit është përfshirë në një aksident gjatë natës në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet tip ‘Benz’ ku shofer ishte shtetasi Kristofor Duka, i cili nuk dispononte leje drejtimi. Ata janë përplasur me një mjet tip ‘BMW’ si fillim dhe nga goditja, janë përplasur me trafikndarësen.
Aksidenti ka ndodhur në mesnate afër Kopshtit Botanik. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet është bërë mos respektimi i distancës nga mjeti Benz ku udhëtonte efektivja Kostani. Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia Rrugore.
Anisa Kostani, sulmoi ashpër gazetarët për raportimet e bëra sa i takon ngjarjes së ndodhur në gusht të këtij viti, ku Madrid Ulqinaku u vra nga 18-vjeçari Horgito Peqini. Në reagimin e bërë, Kostani tha se me raportimet e bëra, gazetarët përpiqeshin të nënvlerësonin punën e policisë.