Efektivja bukuroshe e Elbasanit ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

0
Gjigandi

Efektivja bukuroshe e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Mësohet se Kostani, ka nevojë për gjak, pasi u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Efektivja ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka pësuar fraktura të mëdha në trup për shkak të aksidentit dhe bluzat e bardha njoftojnë se e reja ka nevojë për gjak.

Sakaq, nuk dihen detaje lidhur me grupin e gjakut që i nevojitet.

Risjellim në vëmendje se Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit u përfshi në një aksident gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë.

Ajo ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra pa patentë, i cili është përplasur me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka dhe nga goditja, janë përplasur dhe me trafikndarësen. Durra është vënë në pranga. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti që Kostani ishte pasagjere.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu