Edhe SHBA si Italia, vendos teste të detyrueshme për Covid për udhëtarët nga Kina

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin teste të detyrueshme për COVID-19 për udhëtarët nga Kina.

Lajmin e bënë të ditur të mërkurën zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së, duke iu bashkuar kështu Indisë, Italisë, Japonisë dhe Tajvanit në marrjen e masave të reja pas vendimit të Pekinit për të hequr politikat e rrepta zero-COVID.

Zyrtarët u thanë gazetarëve se duke filluar nga 5 janari, të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me linja ajrore 2 vjeç e lart do t’u kërkojnë test të kryer jo më shumë se dy ditë para nisjes nga Kina, Hong Kongu ose Makao.

Pasagjerët që rezultojnë pozitivë më shumë se 10 ditë para fluturimit mund të ofrojnë dokumentacion të shërimit në vend të rezultatit negativ të testit.

Kujtojmë se në një ndryshim të menjëhershëm të politikës, Kina këtë muaj filloi heqjen e regjimit më të rreptë të COVID në botë të bllokimeve dhe testimeve të gjera, duke e përgatitur ekonominë e saj të goditur për një rihapje të plotë vitin e ardhshëm.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu