Edhe Jaeld Çela do të vuajë dënimin në burgun e Fierit, ish-drejtori i Vlorës u shpall fajtor për…

0
Edhe Jaeld Çela do të vuajë dënimin në burgun e Fierit, ish-drejtori i Vlorës u shpall fajtor për…
Gjigandi

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është transferuar në burgun e Fierit, atu ku po vuan dënimin dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime për gazetaren Anila Hoxha thonë se Çela u dorëzua nga Dap rreth orën 14:00. Aktualisht në këtë burg ndodhet dhe Tahiri, i cili qëndron në qeli i vetëm.

Edhe Jaeld Çela do të qëndrojë në ambientet e observimit për 14 ditët e ardhshme.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj. Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, shënoi fundin e një çështje që u zvarrit prej pesë vitesh në radhët e shumë gjykatave. Ndërsa, ndalesa në GJKKO, i dha fund fatit të Tahirit.

RonaTyra

SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm.

Çështja “Tahiri” u regjistrua në këtë GJKKO më 26 nëntor 2021.

Më parë ishte në ngarkim të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit zbardhi vendimin për çështjen e ish-ministrit, ku u argumentua se ka pasur shkelje proceduriale gjatë gjykimit të tij dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela.

Gjykata vendosi prishjen e vendimit të datës 26 qershor 2020 të Apelit të GJKKO-së dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues. Apeli i Posaçëm, në vendimin e saj, asokohe tha se janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mosrespektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjithashtu u vendos rrëzimi i kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u shpallën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Ish-ministri u dënua me tri vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Cela me tre vite e katër muaj burg.Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e akuzoi Çelën se, në bashkëpunim me Tahirin, ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

Çela u vetëdorëzua në polici në maj të vitit 2020 – pas dy viteve në arrati. Ndërsa akuzohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Krimeve të Rënda rëndoi ndaj Çelës vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë me 3.4 vite burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu