Ai prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për artistin e njohur shqiptar, Seven Saraqi, i cili tashmë po ashtu ka bërë edhe një debutim në tregun muzikor ndërkombëtar.
I njëjti së fundmi ka publikuar këngën e re të quajtur “Eastside”, në të cilën interpreton vetëm në gjuhën angleze.
Seven Saraqi (Foto: YouTube)
Nën drejtimin e Jawney Quest, kënga krahas YouTube është lansuar edhe në platformat e tjera muzikore.
Reperi po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip ku nuk munguan as skenat e nxehta me një sërë protagonistesh si pjesë e projektit.
Seven Saraqi (Foto: YouTube)
Gjatë kësaj kohe, Saraqi ka qenë më i tërhequr nga projektet në shqip e gjithashtu edhe nga bashkëpunimet me yjet shqiptarë.
Ai mes tjerash ka kohë që nuk ka bërë asnjë vizitë në trojet shqiptare.
/abc24.al/