Alarmante! Përmbanin kimikate kancerogjene, hiqen nga tregu ilaçet e tensionit të lartë

0
Gjigandi

Një mjoftim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave bëri me dije se dy ilaçet Quinapril dhe Hidroklorotiazide janë tërhequr nga tregu për shkak të pranisë së nitrosaminës, sipas një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave.

Shkaku i heqjes së këtyre ilaçeve ka qenë prania e nitrosamine, ose N-nitroso-quinapril, një substancë që gjendet zakonisht në ujë dhe ushqime, duke përfshirë mishrat e pjekur në skarë, produktet e qumështit dhe perimet.

Të gjithë janë të ekspozuar ndaj disa niveleve të nitrozaminave, tha FDA, por ekspozimi ndaj tyre mbi nivelet e pranueshme për periudha të gjata kohore mund të rrisë rrezikun e kancerit.

Tabletat Quinapril dhe Hydrochlorothiazide përdoren për trajtimin e hipertensionit. Pacientët duhet të kontaktojnë mjekun e tyre nëse do të vazhdojnë të marrin mjekimin e tyre ose nëse duhet të marrin në konsideratë një trajtim alternativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu