E rëndë për botën! Zbulohet koronavirus i ri në Sudi, përhapet mes brejtësve

0
Gjigandi

Për më shumë se dy vite tashmë bota është duke luftuar me epideminë e koronavirusit, tashmë po tronditet edhe nga një zhvillim tjetër.

Mësohet se një lloj i ri i koronavirusit është gjetur tek brejtësit minjtë me kurriz të kuq (Myodes glareolus) në Suedi. Virologu Ake Lundkvist nga Universiteti Uppsala pohon se ende nuk dihet se çfarë kërcënimesh të mundshme do të paraqesë ky virus i quajtur “virusi Grimsö”, për shëndetin publik.

Sipas tij përhapja e koronavirusit midis brejtësve duhet të monitorohet, pasi këta të fundit njihen edhe si bartës të virusit Puumala, i cili shkakton ethe hemorragjike.

Këta minj rrisin rrezikun e transmetimit të viruseve, pasi vijnë në vendet ku njerëzit jetojnë në kushte të vështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu