Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë në Kosovë ku kanë humbur jetën 4 persona.
Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime, saktësisht në vendin e quajtur Porodime, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21 vjeç, Mergim Behluli, 23 vjeç, Armend Muhadini, 39-vjeç dhe Arsim Isuf, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua.
Tri nga viktimat nuk arritën që të përballojnë plagët e marra dhe si pasojë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat tjerë u dërguan me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj. Atje ndërroi jetë edhe viktima e katërt, kurse çifti që mbijetuan u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.