Një foshnjë 26 ditësh në SHBA është vrarë nga një qen i llojit “Pit Bull”. Julian Connell, vdiq në shtëpinë e tij në Indiania dhe për vdekjen e tij është arrestuar mamaja Jennifer Connell, e cila akuzohet për neglizhencë.
Në raportin e policisë thuhet se nëna e dinte se qeni ishte agresiv dhe nuk bëri asgjë për ta larguar kafshën nga shtëpia. Qeni ka sulmuar vogëlushin teksa ndodhej i vetëm në dhomën e gjumit.
Edhe pse nëna u drejtua me shpejtësi për tek ai për ta larguar, ishte tepër vonë pasi plagët që i ishin shkaktuar të miturit ishin të parikuperueshme. Ndërkohë raportohet se gruaja është arrestuar dhe pritet që të dalë para trupës gjykuese.
Burimi: top-channel.tv