E habitshme/ Gjykata Italiane si gjykatat shqiptare, favorizoi kompaninë Italiane të nënkontraktuar, legjitimon shkeljen e kontratës pa marrë parasysh asnjë nga kushtet e marrëveshjes së shërbimit dhe shpërndarjes!

0
Gjigandi

Një denoncim i pazakontë ka ardhur në redaksinë e Abc24.al dhe bëhet fjalë për një përplasje gjyqësore midis kompanisë amerikane Oberon Americas Inc dhe kompanisë së shërbimit në Itali MPS Monitor Srl. Shkelja e marrëveshjes nga kjo e fundit për t’i hequr të drejtën kompanisë Oberon Americas parakohe ka shokuar dhe rezikuar 44 mijë klientë fundorë të shpërndarë ne Amerike, Kanada dhe shume vënde të amerikes latine.

Si nisi konflikti?

Edhe pse në shkelje të kontratës MPS Monitor (tashmë në duar të VALsoft që prej 9 Gusht 2022 mbas blerjes 100% te aksioneve te MPS Monitor SRL dhe Oberon Italy SRL ) ishte kontraktuar për të ofruar softuer si shërbim (SaaS) nga qendra e tyre e të dhënave tek British Telecom në Milano Itali për mijëra klientë në SHBA, Kanada dhe rreth gjithë Amerikës Latine. Klientëve që Oberon Americas i kishte fituar dhe futur në portalin MPS Monitor që nga viti 2019 në bazë të kontratës eklusive të distribucionit. MPS Monitor arriti deri tek ekipi ekzekutiv i Oberon Americas në vitin 2017 që tani pas një shitjeje të suksesshme të PrinterOn tek Samsung Printing Group dhe më pas Samsung Printing Group tek HP dhe i joshi drejtoret e lartë te firmës duke nënshkruar një marrëveshje ekskluzive shpërndarjeje me Oberon Americas në këmbim të shumës prej miliona dollarëve investim në Amerikën e Veriut e cila financohej 100% nga Oberon Americas dhe aksioneret e saj Kanades, Shqiptar, Amerikan, me qëllim që MPS Monitor i themeluar nga Nicola De Blasi të arrijë në brigjet e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nicola De Blasi, filloi karrierën e tij si menaxher rajonal i shitjeve të Lexmark në Itali, dhe pastaj me ndihmen e Giorgio Gesi themeluan MPS monitor dhjetë vite më parë. Gjatë këtyre viteve Nicola De Blasi e menaxhonte kompaninë me humbje cdo vit, dhe nuk kishte bërë asnjë investim financiar për të sjellë softëarin e tij në Amerike, madje as edhe nje herë nuk u prezantua nëpër konferencat që janë zhvilluar në Amerikë dhe Kanada gjatë 5 vjecarit të fundit ndërkohë që Oberon Americas vazhdonte investimet në USA.

Shtetasi Nicola De Blasi ia shiti ekskluzivitetin Oberon Americas në një kohë kur portali MPS Monitor nuk kishte as prezencë dhe as klientë në SHBA. Por çfarë ndodhi? Pas pesë vitesh, pasi ai “shtrydhi” investimin e Oberon Americas, duke u paguar nga klientët amerikanë, ai e shiti kompaninë te një firmë me kapital privat të quajtur Valsoft dhe në momentin që u kuptua se të ardhurat ishin mjaft të larta nga tregu amerikan i kontrolluar tashme nga Oberon Americas deri ne 2029 nisi planin per prishjen e ekslusivitetit duke kërkuar të gjenerojë më shumë të ardhura se cfare ishte parashikuar në kontratën e firmosur në vitin 2019 duke tentuar të veçohet dhe të administrojë vetë Tregun amerikan edhe pse pikërisht kontrata e distribucionit ka klauzolën te detyrueshme se në asnjë rast nuk duhej të ndërpritej deri në vitin 2029 per shkak te investimit te madh te bere nga Oberon Americas.

Faqja e pare e kontrates

 

RonaTyra
Klausola kundër vjedhjeve të klienteve gjatë kontratës dhe për 2 vjet me vonë

 Shkurtimisht rreth një vendimi absurd të gjykatës italiane

Kësaj lakmie dhe skeme kriminale për t’i marrë zotërimin partnerit te tyre Oberon Americas Inc, kompanisë MPS Monitor dhe avokateve të tyre Chiomenti i erdhi në ndihmë gjykata italiane e sigurisë së padisë e cila edhe pse duke pasur përballë një kontratë në shkelje, të ndërprerë vetëm nga njëra palë pa asnje lajmerim, arriti të japë një vendim provizor, konfuz dhe të njëanshëm duke e mbajtur peng vendimin që nga maji gusht deri disa dite para Krishtlidjeve. Ky vendim u dha nga gjyqtarja Elisa Fazzini, dhe u shfrytëzua nga Nicola De Blasi për të kërcënuar klientet amerikanë pa mbaruar akoma gjygji në Gjykatën Administrative në Milano, që merret me shqyrtimet e mosmarveshjeve kontraktuale. Ky vendim arbitrar i shkaktoi kompanisë amerikane një dëm vjetor të konsiderueshëm. Dëmi financiar ka filluar të matet nga nga kompani audituese ndërkombëtare dhe ka arritur deri më tani në 5 milionë dollarë duke favorizuar kompanine italiane dhe duke hequr aksesin në rrjet, gjithashtu pa lënë kohën e nevojshme që kompania Oberon Americas të arrinte të njoftonte klientët e saj.

Pasojat e vendimit arbitrar

MPS Monitor, në Itali duke pretenduar uzurpimin e tregut, në pabesi menjëherë ndërmerr hapin e radhës. Aksesin që kompania amerikane i pati dhënë, kompania e nënkontraktuar e keqpërdori duke u dërguar e-mail klientëve konfidencial te Oberon Americas te mbrojtur nga protokollet e sigurisë ne 02:00 të mëngjesit, në 10 Korrik 2023, dhe duke i njoftuar se nga ai moment e më pas nevojat e marrëveshjes kontraktuale do të plotësoheshin nga MPS Monitor në cilësinë e pronares së vetme.

Gjyqtarja Elisa Fazzini as nuk mundi të legjitimonte në vendim opinionet dhe pretendimet e pabaza të MPS Monitor dhe ajo thjesht i ra çekiçit duke i zbardhur në një vendim gjyqësor komentet e firmes Chiomenti si fakte. Fakte të cilat në rastin më të mirë janë inekzistente dhe në atë më të keq, jane duke shkaktuar edhe rreth 15 milionë dollarë humbje për një kompani që operon në 30 vende të botës.

Pjese nga vendimi i gjykatëses Fazzini, dhe më poshtë, në faqen 10 fragmenti që Fazzini mori copy paste nga mbrojta e Chiomentit

 

Shkeljet dhe falsifikimet e MPS Monitor me raste konkrete

Konkretisht një anulim kontrate me një kliente të përbashkët që quhet HP inc, ishte mënyra që MPS Monitor të dërgonte të njëjtin email anulimi tek të gjithë klientët që nuk kishin lidhje me këtë marveshje mes palevë. Vlen të theksohet se Oberon Americas ka eksklusivitetin e cdo klienti në Amerikë duke përshire këtu cdo klient të HP inc. Ja gjithe kontrata e sherbimit qe tregon shume qarte, asnje detyrim absurd per te trajtuar informacione publike sic emra e klitenteve amerike, si konfidenciale.

 

 

 

 

 

Kjo ishte një marrëveshje shumë e thjeshtë për 1 vit, në të njëjtën kohë, e kërkuar vete nga MPS Monitor në 2020 dhe 2021 për të ndihmuar MPS Monitor të fitojë tërheqje me HP për një tarifë minimale prej 5600 dollarë në muaj (tarifë fikse).

Siç mund ta shihni nga kontrata më poshtë, nuk ka asnjë dispozitë për konfidencialitetin ose ndonjë përcaktim rreth konfidencialitetit, e cila është arsyeja e vetme e përdorur nga MPS Monitor për të mbyllur shërbimin Oberon Americas pas 5 vjetësh më 10 korrik 2023 ne ora 02:00 e mëngjesit pa paralajmerim dhe pa u munduar të kujdeseshin për klientët e Oberon Americas gjatë kësaj periudhe tranzicioni. Nuk mund të ketë asnjë kërkesë konfidencialiteti pasi ekipi i DLA Piper me të drejtë këshillon gjyqtarët e Apelit më 7 mars 2024. Të gjitha kontaktet e HP-së janë informacion publik dhe ekipi ekzekutiv i Oberon Americas ka qenë punonjës i HP-së për shumë vite përpara se MPS Monitor të kërkonte ndihmë për të hyrë në Amerikë për t’i shërbyer klientëve të HP. Të gjithë punonjësit e HP-së janë kolegë të Zyrtareve Kryesor të Teknologjisë në Oberon Americas, dhe Shefit të Zyrës Operative. Marrëveshja ekskluzive e Oberon Americas mbron qartë TË GJITHË klientët, të gjithë partnerët në Amerikë me qëllim të sigurimit të rritjes së MPS Monitor sipas Marrëveshjes së Shpërndarjes (shih më poshtë), dhe HP përfshihet në të.

Por nëse gjyqtari Fazzini do të kishte “harruar” këtë detaj shumë të rëndësishëm kontraktual dhe gjithashtu do të kishte humbur shqyrtimin e marrëveshjes së Shërbimit HP nga fillimi deri në fund, në tërësinë e saj, duke treguar qartë se kërkesa për konfidencialitet eshte ZERO. Dhe nuk do të ishte aspak e nevojshme të krijohej një skemë me emaile të bëra gati dhe dërguar klientëve disa javë përpara shitjes së VALSOFT, e cila edhe psë në fazë tranzitore thotë qartë se Oberon Americas me qëllim të avancimit të biznesit të MPS Monitor, të përshkruar qartë në marrëveshjen e shpërndarjes, mund të kontaktojë të gjithë klientët e HP për marketingu dhe shitja e shërbimeve MPS Monitor.

Valsoft ndërsa përfundoi një marrëveshje të thjeshtë 5- vjeçare shërbimi, lejoi ekipin Oberon Americas të sjellë në bord disa nga tregtarët më të mëdhenj të HP si Marco Technologies, Impact Networking, Systel, etj me një vlerë sipërmarrje prej 2 miliardë dollarë.

 

 

Më vonë, pasi nisi procesi i blerjes së MPS Monitor nga Valsoft, MPS Monitor i dërgoi një letër anulimit Oberon Americas për të mos rinovuar më marrëveshjen e shërbimit HP. Letra e anulimit si më siper, është një mënyrë e vetme për të mbyllur dyert e bashkpunimit dhe jo zgjerim i ndërsjelltë i marrëveshjes së shërbimit të mësipërm. Megjithatë surpriza e madhe erdhi më vonë. Pasi MPS Monitor u përpoq të detyronte Oberon Americas që t’ia shiste kompaninë e saj Valsoft (100% pronar i MPS Monitor), 1 milionë dollarë në praninë e zyrave të Chiomentit në Milano, nëntor 2022, edhe pse vlera e Oberon Americas nga kompani auditues ndërkombëtarë të jashtëm, kapte vlerën e mbi 50 milion dollarëve te ardhuara me ekslusivitetin e saj deri në 2029 por me klauzolë zgjatjeje.

MPS Monitor e financuar nga Valsoft vendosi të hynte në “sulm” dhe ndërpreu aksesin në British Telecom DataCenter. Ku të gjithë klientët e vjetër të Oberon Americas për 5 vjet me marrëveshje shume vjecare ishin në proces e sipër të përpunimit. Kjo per ta detyruar Oberon America ta shiste exklusivitetin per nje shumë të vogël. Më pas MPS Monitor përdori emailin e anulimit të marrëveshjes së shërbimit HP si arsye për të pretenduar se Oberon Americas ka shkelur dispozitën e konfidencialitetit të “Marrëveshjes së Shërbimit”, e cila siç mund ta shihni të bashkangjitur më lart, në asnjë rresht nuk ka asnjë dispozitë konfidencialiteti. Është një marrëveshje e thjeshtë vetëm për pagesë fikse 5600 USD në muaj. Dhe kjo sepse Oberon Americas kishte blerë ekskluzivitetin e tregut të Amerikës dhe nuk kishte klientë që mund të konsideroheshin të paarritshëm ose konfidencial. Kompania në Itali nëpërmjet këtij emaili anulimi të hartuar vetëm për atë rast, tashmë me ndihmën e vendimit te padrejtë të gjyqtares, MPS Monitor pretendon jo vetëm klientët amerikanë që prodhojne miliona dollarë në vit për Oberon Americas por për më tepër edhe vetë pronësinë e Oberon Americas!

Por kompania MPS Monitor (ValSoft) kishte plane të tjera përveç sa renditëm më sipër. MPS Monitor u ble nga Valsoft dhe u bë marrësi i kontratës me Oberon Americas dhe, mbi të gjitha, pasi Valsoft bleu, në maj 2023, kompaninë amerikane Nexera ku trashegoi reth 200 kliente te rinj amerikanë qe ishin ne proces te beheshin ekskluzivisht klientët e Oberon Americas, ne baze te bisedave me CEO e Nexera, qe u hoq nga detyra disa dite mbas firmosje se kontrates me Valsoft. Nqs kontrat do ishte ne fuqi Oberon Americas do kishte te ardhuar shume te larta vjetore nga klientet e rinj qe Nexera and Oberon Americas po mundoheshin te sherbenin qe nga 2020. Valsoft me blerjen e Nexera’s kishe nje arsye edhe me te forte per per te hequr qafen Oberon Americas qe te kryesonte mbi kontinentin amerikan me qëllimin e vetëm për të disponuar ekskluzivitetin e Oberon Americas, pasi MPS Monitor ka vjedhur fillimisht te gjithë klientët e Oberon në Amerikë.

Pse duhet te linte Valsofti marzhin e fitimit nëpër klientë e sapo trashëguar nga blerja e Nexera? Dhe flasim për milliona dollarë që janë në pikëpyetje.

Vlen të theksohet se tashmë Nexera e ka paditur Valsoft pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Hagë.

Të tjera dëme nga vendimi arbitrar dhe manovra të gjyqtares

Gjyqtarja Elisa Fazzini është edhe përgjegjësja e një humbje prej disa milionë dollarësh ne 2023 dhe 2024, e cila nëpërmjet vendimit të saj dhe duke u fshehur pas hapësirave ligjore apo afateve, ka cenuar mbarëvajtjen e kompanisë Oberon Americas në Amerikë.

Gjyqtarja Elisa Fazzini as nuk e trajtoi Fare ekzistencën e kontratës “Marrëveshjes së Shërbimit” me HP pasi Oberon Americas DLA Piper e bën shumë të qartë në përmbledhjen e apelit të tyre.. Gjyqtarja Eliza Fazzini nuk e fokuson fuqinë e saj gjyqësore edhe mbas 5 muajsh nga Gushti ne Dhjetor 2023, për të vendosur bazuar në katër cepat e dy marrëveshjeve të vetme që janë ligjërisht të detyrueshme të cilat janë: (kontrata që media grupi jonë i bën transparente në këtë botim)

Marrëveshja e shpërndarjes ekskluzive

Për t’i ardhur në ndihmë firmës juridike MPS Monitor, u zgjodh studio Chiomenti, një firmë me influencë të lartë në qarqet e drejtësisë dhe politikës jo vetëm rajonale të Italisë, njëkohsisht një nga firmat ligjore më të shtrenjta që u mundua të bënte super presion Oberon Americas në nëntor 2022 me oferta qesharake duke i frikesuar se me nje “shtypje te gishtit” tek Data Center ne Milano, Oberon Americas falimenton. Dhe rezultat i këtij angazhimi të studios Chiomenti, ishte vendimi i gjyqtares Elisa Fazzini i cili ishtë copy paste me argumentin e studios Chiomenti i nxitur 100% nga një email anulimi jo detyrues i dërguar vetëm për një marrëveshje e thjeshtë shërbimi 1-vjeçare, dhe duke SHPËRFILLUR angazhimin e MPS Monitor ndaj ekskluzivitetit të detyrueshëm kontraktual që njeh si “Zot të punës” kompaninë Oberon Americas deri në vitin 2029.

Kompania prestigjiose Oberon America, e ka apeluar çështjen nëpërmjet avokatëve të saj. Studio ligjore që përfaqëson kompaninë Oberon Americas ka pjesë të saj disa nga avokatët me më shumë ekperiencë në fushën e konfidencialitetit.
Ky akt i paprecedent po trajtohet me shumë seriozitet dhe nga Ambasada Amerikane ne Milano, që u lajmerua menjëherë në korrik 2023, si cështje e nivelit të lartë për “Sigurinë Kombëtare” dhe kjo për arsye se të gjitha të dhënat e klientëve të Oberon Americas janë në duart e një kompanie italiane që nuk ka marrëveshje apo kontratë me klientët e Oberon Americas.

MPS Monitor mund të manipulojë këto të dhëna të klientëve të SHBA-së në nje formë apo nje tjeter, pa ofruar asnjë mbrojtje për klientët amerikanë që i mbron ligji dhe juridiksioni amerikan.

 


 Illyridium Media Group në këtë rast të paprecedentë investigimi, ku jemi detyruar të marrim “në shqyrtim” një vendim të drejtësisë italiane, i bën thirrje që çekiçi të bjerë nga drejtësia jo nga influenca apo “ryshfeti” apo në rast se Gjykata Italiane nuk e gjen veten në këto cilësime, të reflektojë aq më tepër përballë fakteve duke dhënë një vendim të drejtë dhe duke i dhënë Çezarit atë që i takon Çezarit.

Ndaj Illyridium Media Group do ta ndjekë edhe përtej detit këtë histori ku deri më tani gjykata italiane po përdoret si fshikull ndaj kompanive serioze amerikane. Urojmë, lutemi dhe shpresojmë që absurdin e vendimit të gjykatëses Elisa Fazzini ta zhbëjë gjykata e Apelit dhe në fund haka të shkojë tek i zoti.

Kush është kompania Oberon Americas

Me 30 vitesh shërbimi total në industri në zgjidhjet e printimit dhe imazherisë me një departament të dedikuar për R&D, Oberon dhe tani Oberon Americas specializohen në kërkimin, dizajnimin dhe prodhimin e platformave softuerësh Cloud për printera të të gjitha markave dhe modeleve në mënyrë që të ndihmojnë Ofruesit e Shërbimeve të Printimit të marrin kontrollin e koston e tyre, ndërkohë që drejtojnë modele të reja të të ardhurave me klientët e tyre.

Oberon Americas ka edhe trademarkun “Internet of Printers”

Oberon Americas vendosi vizionin në kombinimin e fuqisë së IoT, Inteligjencës Artificiale dhe Cloud computing për të ndërtuar Internetin e Printerëve(c) 2030 (IoP). Të ndihmojmë tregtarët dhe klientët tanë të printimeve të marrin kontrollin e të gjitha të ardhurave nga Shërbimet e Printimit është misioni kryesor. Ekipi Oberon është i shpërndarë në të gjithë botën, me ekipe në SHBA, Holandë, Zvicër, Kanada, El Salvador si edhe kanë milionë përdorues globalë dhe 2200 organizata tregtare./ Vijon…/Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu