E goditi me thikë më pas e tërhoqi zvarrë deri te koshi i plehrave, zbardhen detaje si ndodhi vrasja ndaj rojës së serave në Fier

0
Gjigandi

 

Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fier, ku mbeti i vraë 67-vjeçari Petraq Gjika. Edhe pse nuk ka akoma një autor, mbetet që kjo vrasje të ketë ndodhur për motive banale.

Bëhet e ditur nga burime të sigurta se ende nuk është gjetur thika me të cilin autori ka kryer krimin, edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Detaje nga krimi horror
Ndërkohë detajet që dalin në dritë janë edhe më të rënda. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje. Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu mbrojtur 67 vjeçari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë. Pasi është siguruar që 67 ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plasmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak. Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar. Dyshimet janë që autori ka fshehur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjecarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67-vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe cobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

RonaTyra

Më shumë se 15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë. Nga ana tjetër, sekuestromi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë. Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67 vjecarin Gjika.

67 vjecari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu