Dyshoni se keni probleme me zemrën? Bëni këtë test në shtëpi dhe do kuptoni gjithçka

0
Gjigandi

Problemet e zemrës nuk kuptohen gjithmonë direkt, por fillimisht shfaqen simptoma të paqarta si lodhje, dobësi apo rraskapitje.

Ju mund ta kontrolloni vetë shëndetin tuaj të zemrës me anë të një truku të thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi. Ajo që duhet të bëni është një test teksa ngjisni shkallët.

Njerëzit nën moshën 40 vjeç duhet të jenë në gjendje të ngjiten tre kate pa asnjë problem, sipas kardiologëve. Megjithatë, nëse mendoni se duhet të ndaloni, nëse po gulçoni shumë dhe e kuptoni se ju merr fryma teksa po ngjisni shkallët, është koha të kujdeseni për shëndetin tuaj.

“Nëse zemra nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak të oksigjenuar, ju ndiheni të lodhur dhe të plogësht”, shpjegojnë ekspertët. Në këtë rast, është e rëndësishme të shkoni te mjeku për një ekzaminim dhe t’i përkushtoheni forcimit të muskujve të zemrës. Sigurohuni që të keni një peshë të shëndetshme.

Gjithashtu reduktoni kripën, alkoolin dhe sheqerin. Simptomat që tregojnë një atak në zemër njihen si: dhimbje të forta dhe të papritura në krah, gjoks ose shpinë, të përziera ose dhimbje stomaku, djersë të ftohta dhe gulçim. Shenjat e arrestit kardiak mund të jenë edhe kolla e vazhdueshme, pulsi i shpejtë ose i çrregullt, si dhe ënjtje në këmbë dhe në bark.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu