Durrës/ Kapet 31-vjeçari turk, tentoi të kalonte kufirin me dokumente false

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.

Shtetasi turk me iniciale M.S., akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu