Prej 30 minutash ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku po diskutohet për rezultatin zgjedhor.
Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj ka zbardhur deklaratën e bërë nga nënkryetarja e PD, Grida Duma gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
Duma e ka cilësuar zhgënjyes rezultatin, ndërsa ka theksuar se çdokush duhet të marrë përgjegjësitë përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha.
‘Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë
‘, është shprehur Duma.