Duartrokitje dhe lot në minutën e 17′ në ndeshjen Juventus-Lazio. Stadiumi ngrihet në këmbë (video)

0
Duartrokitje dhe lot në minutën e 17′ në ndeshjen Juventus-Lazio. Stadiumi ngrihet në këmbë (video)
Gjigandi

ITALI- Ndeshja e fundit e Giorgio Chiellinit me fanellën e Juventusit, para publikut në ‘Allianz Stadium’, ka përfunduar pas vetëm 17 minutash lojë. Kapiteni i Juventusit ishte titullar kundër Lazios. Në vendin e italianit hyri De Ligt, i cili po bënte nxehmjen para fillimit të ndeshjes. Rrjedhimisht, ndeshja e Chiellinit përfundoi pas vetëm 17 minutash.

17 si vitet e tij me fanellën e Juventusit. E kështu, përpara se të largohej nga fusha nën duartrokitjet dhe emocionet e tifozëve dhe shokëve të skuadrës, lojtari i dorëzoi shiritin e kapitenit Paulo Dybala-s, po në hapin e lamtumirës.

Pasi u ul në pankinë, mes duartrokitjeve të forta nga e gjithë stadiumi, numri 3 i Juventusit shkoi për të përshëndetur tifozët.

Grazie Capitano 🤍🖤😔#Chiellini #Juventus pic.twitter.com/DBmmDccfOh

– احمد الثويني (@Eng_AET) May 16, 2022

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu