PËRSHËNDETJE DHE LOT! Lamtumira e Chiellinit nga Juventusi emocionon tifozët dhe lojtarët

0
PËRSHËNDETJE DHE LOT! Lamtumira e Chiellinit nga Juventusi emocionon tifozët dhe lojtarët
Gjigandi

Gjithçka është gati për ndeshjen e fundit të Giorgio Chiellinit në “Allianz Stadium”, ku do t’i japë lamtumirën Juventusit pas 17 viteve të mira të kaluara së bashku. Kapiteni do të përshëndesë 40 mijë tifozët bardhezinj që priten në stadium për ndeshjen e sotme kundër Lazios.

Megjithatë, përpara ndeshjes, Chiellini donte t’iu kushtonte një mesazh të gjatë lamtumire tifozëve dhe të gjithë atyre që përkoi me ta te Juventusi. Përmes rrjeteve sociale, 37-vjeçari shkruan: “Erdhi dita. Sonte një vorbull emocionesh do të kalojë ndër meje. Juve ishte gjithçka për mua. Rinia ime, përvoja, pjekuria. Dëshira për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes, eksitimi i sfidës, dueli në fushë, koka ime e fashuar.

Dhe pastaj kampionët, brenda dhe jashtë lëndinës së gjelbër, trajnerët, drejtuesit, i gjithë stafi. Burrat që kam pasur pranë më kanë lënë gjithmonë diçka, që jam kujdesur për t’i mbledhur dhe ruajtur.

Tre. Numri im, por edhe ndjesitë që tani bashkëjetojnë në shpirtin tim.

GËZIM, për një aventurë që përfundoi kështu, duke realizuar çdo ëndërr, të imagjinueshme ose jo, duke mbetur përgjithmonë në historinë e këtij klubi të madh.

RonaTyra

QETËSIA me të cilën zgjodha momentin e duhur për të thënë lamtumirë, të largohem në një nivel që i përshtatet asaj që kam qenë. Këtu kam ndarë kaq shumë vlera dhe emocione, sa askush nuk do të mund t’i anulojë kurrë.

MIRËNJOHJE për të gjithë Juventusin, për familjen ‘Agnelli’ që më ka adoptuar gjatë gjithë këtyre viteve, për njerëzit e mi më të dashur dhe për të gjithë njerëzit që dua, pa të cilët nuk do të isha personi që jam tani, sepse ata janë burim i pashtershëm mbështetjeje dhe energjie, më kanë shoqëruar gjithmonë në këtë rrugëtim të gjatë.

Kështu e gjej veten përballë perëndimit më të bukur të diellit, duke u përpjekur të imagjinoj një agim të ri. Sepse udhëtimi nuk mbaron. Ende nuk e di se çfarë më pret më pas, por do të jetë një kohë tjetër dhe një histori tjetër. Nga ana tjetër, kjo është koha për përshëndetje dhe mirënjohje të pafund dhe të thellë.

Faleminderit! Faleminderit të gjithëve, tifozëve dhe kundërshtarëve! Faleminderit që më mirëpritët, më duruat, më mbështetët! Faleminderit që e keni kuptuar kuptimin e fjalës ëndërr! Faleminderit, deri në fund, faleminderit!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu