Drejtuesit ekzekutivë të kompanive të vaksinave me mRNA morën në total 100 milionë dollarë në pag…

0
Drejtuesit ekzekutivë të kompanive të vaksinave me mRNA morën në total 100 milionë dollarë në pag…
Gjigandi

Shefat ekzekutivë të Pfizer, BioNTech dhe Moderna kanë përfituar më shumë se 100 milionë dollarë paga gjatë pandemisë, duke reflektuar suksesin e madh tregtar të vaksinave me mRNA të Covid, të cilat u zhvilluan nga kompanitë e tyre farmaceutike.

Albert Bourla nga Pfizer, Ugur Sahin nga BioNTech dhe Stéphane Bancel nga Moderna kanë rritur pasurinë e tyre gjatë dy viteve të fundit si rrjedhojë e rritjes së çmimit të aksioneve, e cila u nxit nga entuziazmi i investitorëve për kompanitë që zhvillojnë vaksinat dhe medikamentet kundër Covid-19.

Vaksinat me mRNA të prodhuara nga Pfizer, BioNTech dhe Moderna kanë shpëtuar miliona jetë gjatë pandemisë, duke transformuar gjithashtu kompanitë që i zhvilluan ato dhe duke sjellë një rritje të çmimeve të aksioneve të tyre. Çmimi i aksioneve të Pfizer është rritur me 60 për qind gjatë 24 muajve të fundit; vlera e aksioneve të BioNTech është treshifruar, ndërsa aksionet e Modernës u rritën me pesë herë.

Bancel nga Moderna dhe Sahin nga BioNTech janë bërë miliarderë si rezultat i aksioneve të tyre prej 7.8 për qind dhe 17.1 për qind në kompanitë respektive, të cilat arrijnë një vlerë përkatësisht prej 5.4 miliardë dhe 7.8 miliardë dollarë.

RonaTyra

Vaksina e BioNTech/Pfizer gjeneroi 37.5 miliardë dollarë në të ardhura gjatë vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat nga vaksina e Moderna arriti në 17 miliardë dollarë, sipas Airfinity.

Një analizë e paketave të shpërblimeve të prodhuesve të vaksinave me mRNA për vitet 2020 dhe 2021 tregon se shefit të Pfizer, Bourla, iu ofrua rritja më e madhe e pagës gjatë pandemisë. Ai mori 45.3 milion dollarë në periudhën e viteve 2020-2021, krahasuar me 27.7 milionë dollarë për periudhën 2018-2019, gjatë së cilës ai u promovua nga shef i operacioneve në CEO të kompanisë, në janar të vitit 2019.

Sahin mori 30.8 milionë dollarë në periudhën e viteve 2020-2021, krahasuar me 8.5 milionë dollarë në periudhën 2018-2019.

Shpërblimi total i Bancel ra gjatë pandemisë, duke shkuar nga 67.5 milionë dollarë në vitet 2018-2019, në 31.1 milion dollarë në vitet 2020-2021. Por kjo ndodhi kryesisht për shkak të një fitimi pas ofertës publike fillestare të Moderna-s në vitin 2018, e cila i solli atij 58.6 milionë dollarë fitime në opsionet e aksioneve.

Shpërblimet totale te tre zhvilluesit e vaksinave me mRNA u rritën në 107.2 milionë dollarë në vitet 2020-2021, krahasuar me 103.7 milionë dollarë në dy vitet e mëparshme./ Financial Times

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu