Ilaçi që trajton astmën dhe sklerozën po parandalon shkatërrimin e mushkërive nga koronavirusi

0
Gjigandi

Ilaçi i quajtur ibudilast i cili është aprovuar për trajtimin e astmës në Japoni dhe Korenë e Jugut ka treguar përmirësimin e shëndetit të mushkërive tek minjtë.

Ekipi, nga Spitali i New Haven i Universitetit Yale, thotë se shpreson që ilaçi të zvogëlojë inflamacionin dhe të ngadalësojë shkatërrimin e mushkërive tek pacientët me koronavirus.

“Ne besojmë se përdorimi i ilaçit tek pacientët të cilët janë të sëmurë kritik, do të zvogëlojë inflamacionin dhe do të parandalojë ventilimin ose t’i heq ato më shpejt”, është shprehur Dr Geoffrey Chupp, profesor i mjekësisë (pulmonar) në Shkollën e Mjekësisë Yale, për DailyMail.

Pacientët me koronavirus më të sëmurë zhvillojnë sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS).

ARDS është një lloj i dështimit të frymëmarrjes i cili shfaqet kur ka inflamacion në mushkëri dhe lëngu që mblidhet në qeset e ajrit të mushkërive, privon trupin nga oksigjeni.

RonaTyra

Kur pacientët përjetojnë gulçim dhe lëkura e tyre kthehet në një ngjyrë të kuqërremtë, atyre duhet t’i vendosen ventilatorë.

Ibudilast është një lloj ilaçi i njohur si një frenues i MIF, një gjen që rregullon reagimin imunitar dhe ndihmon në nxitjen e inflamacionit.

Ky ilaç kuron disa sëmundje, përfshirë astmën, lupus, artritin reumatoid dhe sklerozën e shumëfishtë, thotë ekipi Yale.

Ekipi shprehet se ilaçi ul inflamacionin, ngadalëson përparimin e ARDS dhe ndihmon pacientët të shërohen. Ata kanë paraqitur një kërkesë për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA po presin përgjigje për të filluar gjykimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu