Vettingu është një ndër proceset më të rëndësishme për Policinë e Shtetit, ku vërteton ndershmërinë e uniformave blu. Ermal Muça, drejtor i Policisë Vlorës ka kaluar me sukses këtë proces, duke u konfirmuar në detyrë.
Ky proces u shqyrtua nga trupa që përbëhej nga kryesuesi: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatore dhe Suela Bulku, anëtare. Edhe pse deri verën e kaluar, qyteti bregdetar listohej në “hartën e zezë” të krimit, sot Vlorë sigon që sezoni do të kalohet i qetë në lidhje me sigurinë e qytetarëv dhe pushuesve.
Kjo falë edhe punës nga drejtori Muça, i cili rezultoi i pastër në të tre shtyllat e vettingut: për pasurinë, kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale. Muça është emëruar në krye të Drejtorisë së Qarkut Vlorë rreth një vit e gjysmë më parë, ku vetëm në pak muaj, Vlora rezulton pa asnjë atentat dhe persona të vrarë duke dalë kështu nga “harta e zezë” e krimit.
Një dorë vendimtare ka dhënë edhe drejtori i ri Muça por edhe angazhimi i forcave të tjera të rendit.
Muça ka qenë më herët zëvendësdrejtor i Policisë së Korçës i cili finalizoi megaoperacionin me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar në total, që merreshin me trafik droge./Abc24.al