Drejtonte makinën në gjendje të dehur, si pasojë dëmtoi shoferin tjetër: Arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur të premten në fshatin Zharrëz të Fierit. Mësohet se një 45-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, drejtuesi i këtij të fundit, shtetasi 59-vjeçar është dëmtuar. Ndërkohë, këtë të premte, 45-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

”Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 45 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Zharrëz, automjeti që drejtonte 45-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 59 vjeç, banues në Vlorë. Nga përplasja është dëmtuar 59-vjeçari që ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu