Babai kallëzon 58-vjeçarin: Ngacmoi vajzën në rrugë

0
Gjigandi

Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin.

Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu