Edhe në vitin 2022, Josè Mourinho merr pjesë në një finale evropiane, atë të Ligës së Konferencave. Në krye të Romës, në fakt, “Special One” do të përballet me Feyenoord për të ngritur në qiellin e Tiranës trofeun e edicionit të parë të kompeticionit të ri të UEFA-s. Në fakt, finalet europiane nuk janë dicka e re për trajnerin luzitan.
Mourinho, me ulje-ngritjet e tij, është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, shpesh i aftë për të arritur në finalet e garave të ndryshme evropiane, nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.
SA FINALET EVROPIANE KA FITUAR MOURINHO?
59-vjeçari nga Setubal ka fituar katër finale dhe për rrjedhojë katër trofe europianë. Me kë? Me Porton, Interin dhe Manchester United. Ai ka në “palmares” dy “Europa League” dhe dy Champions. I mungon Superkupa e Europës, e humbur në kohën e “Djajve të Kuq”. Tani, megjithatë, ai mund të kompletojë treshen e trofeve kontinentalë.
Mourinho ka FITUAR:
Europa League 2003 me Porton
Champions League 2004 me Porton
Champions League 2010 me Interin
Europa League 2017 me Manchester United
HUMBJET NË FINALE
Mourinho ka fituar finale europiane, siç edhe ka dështuar në to. Kështu, ai ka humbur gjithmonë në finalet e Superkupës së Europës, në ndeshjet teke mes fituesve të dy kompeticioneve europiane (Champions League dhe Europa League). Këtu përmendim disfatat e tij në stolin e Portos dhe Manchester United. E njëjta gjë me Chelsea, pas rikthimit në drejtimin e bluve.
Finalet e humbura:
I mundur në Superkupën e Evropës 2003 me Porton
I mundur në Superkupën Evropiane 2013 me Chelsea
I mundur në Superkupën Evropiane 2017 me Manchester United
FINALET TOTALE TË FITUARA NGA MOURINHO
Duke marrë parasysh vetëm garat e brendshme, pra Kupën Kombëtare, Kupën e Ligës dhe Superkupën e mundshme, Mourinho fitoi 12 finale midis Anglisë, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës, duke udhëhequr Chelsea, Porto, Inter dhe Real Madrid, gjatë 20 viteve të karrierës si trajner. Prandaj, llogaria rritet në 16 finale të “pushtuara”. Nga ana tjetër, janë 12 finalet e humbura prej “Special One”, tri prej të cilave janë evropiane dhe të tjerat në nivel kombëtar.