“Dorëzohu, burgu për burrat është”, telefonata e fundit para se të vetëflijohej e autorit të vrasjes së babë e bir

0
Gjigandi

Vëllai i autorit të krimit të 3-fishtë në Klos, i cili pasi vrau babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira më pas u vetëvra, ka treguar detaje nga ngjarja që tronditi vendin.

Fatmir Mjeshtri tregoi për  negociatat mes familjarëve dhe policisë për t’u dorëzuar vëllai i tij, Fiqiri Mjeshtri pak pas krimit. Ai tha se ndonëse telefonuan të vëllain për t’i bërë thirrje që të dorëzohej, ky i fundit në gjendje të rënduar psikologjike vrau veten.

“Vëllai iku me vrap drejt shtëpisë. Kishte ardhur nga sipër katundit dhe ishte afruar afër shtëpisë. Na bëri thirrje policia, po ne këtu ishim. Më thanë policia më jep numrin e vëllait, Fiqiriut. I thashë; hajde dorëzohu. I folëm të gjithë, dorëzohu. Se burgu për burrat është. Njeriu i gjallë e ka aftësinë, bërë ato që bëre, s’bërë mirë, por e bëre.”, tha vëllai.

Kujtojmë se Firiqi Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën, ndërsa dy të rinjtë ishin djem tezesh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu