Donte të hynte në spital, shqiptari sulmon rojet me acid. Pësojnë djegie në fytyrë e trup

0
Gjigandi

Një 49-vjeçar shqiptar vënë në pranga, pasi ka sulmuar rojet e një spitali me acid.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka tentuar të hyjë me forcë në spitalin “Loreto Mare” në Lecce, me argumentin se ka një person të shtruar brenda tij.

Fillimisht, ai kishte kërkuar informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmit të tij, por kur një nga rojet nuk i është dhënë përgjigje, ai ka tentuar të futet me forcë.

Kundërshtimit të tyre iu përgjigj me acid. Për pasojë, rojet kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Shqiptari u arrestua pas mbërritjes së përforcimeve.

RonaTyra

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por ai akuzohet për lëndime të rënda personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu